Rafael Nadal kaloi në finalen e turneut Masters të Romës pasi mundi gjysmëfinale Novak Xhokovic, në atë që tshmë quhet ‘El Clasico’ e tenisit botëror. 2-0 ishte rezultati me të cilin Nadal e fitoi këtë ndeshje dhe tashmë përgatitet që të zhvillojë edhe aktin e fundit të këtij turneu.
Seti i parë ishte i luftuar mes dy tenistëve. nadal mori kryesimin në 5-3, por Xhokoviç arriti të barazojë rezultatin në 5-5 dhe më pas të cojë ndeshjen në tiebreak. Në këtë pikë ishte Nadal ai që u shfaq më mirë në lojën e tij duke e fituar këtë fraksion 7-6. Në setin e dytë u pa një rënie në formën e Novak Xhokoviç nga e cila përfitoi Nadal që fitoi setin e dytë 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-0
sfidanti.al