Dy ish-numrat 1 në botë, Andy Murray the Novak Djokovic, kanë vendosur të bashkëpunojnë mes tyre. Britaniku, që u tërhoq nga sporti këtë verë, do të jetë trajneri i ri i serbit, që prej disa muajsh nuk e ka një të tillë. Ai që konfirmoi bashkëpunimin është Djokovic, që zyrtarizoi gjithçka në rrjetet sociale: “Andy asnjëherë nuk e ka pëlqyer daljen në pension”. Dy ish-numrat 1 janë miq të mirë mes tyre. Murray dhe Djokovic, dy bashkëmoshatarë, do të nisin të bashkëpunojnë që tani mes tyre për të qenë gati në grand slam të Australian Open, që nis në janar. Serbi synon të rikthehet në nivelet e larta dhe shpreson që ky bashkëpunim të japë frytet e tij.
sfidanti.al