MotoGP, Markez mbret në Mizano; Botërorin e ka në kasafortë

Mark Markez fitoi Cmimin e Madh të San marinos në botërorin e MotoGP duke regjistruar suksesin e 7 sezonal dhe tashmë prek titullin e 8 për pilotë. Piloti spanjoll I Hondës u desjh të priste xhiron e fundit të gaës për të thyer rezistenxën e Fabio Kuartararos, ndërkohë që podiumin e plotësoi Maverik Vinjales.

Pasi humbi në kthesën e fundit garat në Austri e Angli, Markez rivendos hierarkitë në këtë botëror duke triumfuar në Mizano në Cmimin e Madh të San Marinos. Nuk ishte aspak një garë e lehtë për Markez që iu desh të ‘shtrydhë’ talentin e tij deri në pikën e fundit për të mundur Kuartararon që nuk kishte ndërmend t’I bënte asnjë lëshim 7 herë kampionit të botës.

Kuartararo e kryesoi garën për 27 xhiro, por u detyrua të dorzohej në kthesën e Kuercias në xhiron e fundit kur u parakalua nga 26 vjecari katalanas duke u dorëzuar përballë eksperiencës së 7 herë kampionit të botës. Gjithsesi francezi që është debutues në këtë kampionat mund të gëzojë gjithsesi duke qenë se ngjitet në podium për të katërtën herë. Në vendin e tretë u rendit Maverik Vinjales, por që shumë shpejt doli jashtë loje për fitimin përfundimtar të garës.

Valentino Rosi edhe këtë radhë mbeti jashtë podiumit duke e mbyllur garën në vendin e katërt me 12 sekonda më shumë se Vinjales, ndërsa te Dukati, Andrea Doviciozo që vetëm sa kufizoi dëmet për këtë garë duke u renditur në vendin e gjashtë.

Kur kanë mbetur edhe 6 gara nga fundi I kampionatit, Markez duket I paarritshëm në garën për titullin duke qenë se diferenca mes tij dhe Doviciozos tashmë ka shkuar në 93 pikë

Sfidanti.al