‘Ylli’ suedez i kërcimit me shkop, Mondo Duplantis, ka bërë një tjetër hap historik, këtë herë në stadiumin e tij, në Stokholm. Kampioni i dyfishtë olimpik vendosi rekord botëror të dielën, duke kaluar shifrën magjike 6.28 metra në përpjekjen e tij të parë gjatë garës në Diamond League të Stokholmit. Ky është rekordi i 12-të që Duplantis thyen në karrierën e tij, pas 6.27 metrave të arritura më parë këtë vit në Francë. Përplasja e shiritit u shoqërua me një festë të jashtëzakonshme nga vetë sportisti dhe publikun vendas. Pas suksesit, Duplantis rrëmbeu vëmendjen e stadiumit historik të Lojërave Olimpike të vitit 1912 duke hequr bluzën dhe duke sprintuar përgjatë pistës, nën duartrokitjet e pafundme.
“Jam shumë i lumtur që arrita ta realizoj këtë, ka qenë një nga synimet e mia më të mëdha për vitin, madje për disa vite me radhë, të thyej rekordin botëror këtu, në Stokholm,” tha Mondo për Olympics.com. “Është një ndjesi shumë speciale dhe po përpiqem ta shijoj çdo moment.” Ky rekord është vetëm një vijim i një viti fantastik për 25-vjeçarin suedez, që në mars fitoi Kampionatin Botëror në ambiente të mbyllura dhe u nderua me çmimin Laureus për Sportistin e Vitit në prill. Në garën e Stokholmit, Kurtis Marschall nga Australia, medalist i bronztë në Botërorin e vitit 2023, u rendit i dyti me 5.90 metra, ndërsa Menno Vloon nga Holanda u pozicionua i treti me 5.80 metra. Mondo Duplantis vazhdon të shkëlqejë dhe të pushtojë majat, duke ngritur standardet e kërcimit me shkop në nivele që më parë duken të paarritshme.
sfidanti.al