Ndeshja që të gjithë po e presin prej një kohe të gjatë, pas shtyrjes së parë, është caktuar për të premten, më 15 nëntor në Teksas: Jake Paul do të sfidojë legjendën Mike Tyson, në një event unik si në frontin sportiv ashtu edhe në atë mediatik. Sfida ka vënë tashmë në lëvizje një makineri gjigante organizative, që do të qarkullojë miliona euro mes sponsorëve dhe reklamave. Ndërsa Iron Mike ka refuzuar gjithmonë të zbulojë se sa do të fitojë nga sfida e planifikuar, Jake Paul mes rreshtave ka zbuluar kompensimin për ngjitjen në ring, pavarësisht rezultatit përfundimtar: 40 milionë euro. Edhe pse rreth ngjarjes së 15 nëntorit qarkullojnë miliona, askush nuk dëshiron të flasë për paratë. Në lojë janë shumë më tepër midis atij që, si Tyson, duhet të mbrojë legjendën e tij dhe atij që, si Paul, është në kërkim të një konfirmimi të radhës për të qenë ndër protagonistët e epokës së re të boksit. Megjithatë, të gjithë pyesin se sa do të fitojnë të dy për një sfidë që tashmë ka hyrë në historinë e boksit ende pa filluar. As Tyson dhe as organizatorët e ndeshjes nuk kanë zbuluar publikisht se cila do të jetë pagesa e Iron Mike dhe nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për çmimet apo kontratat e firmosura nga Paul ose Tyson. I vetmi sinjal jozyrtar për paratë në lojë për këtë ngjarje erdhi nga vetë Paul gjatë një konference për shtyp, për të promovuar ndeshjen: “Jam këtu për të fituar 40 milionë dollarë dhe për të mposhtur një legjendë”, tha ai, dhe nuk u mohua më pas.
sfidanti.al