Milano-Cortina, mbyllja në Verona

Arena e Veronës do të kthehet në Arena Olimpike e Veronës, atje ku të dielën në mbrëmje do të zhvillohet ceremonia e mbylljes, akti i fundit i edicionit të XV të Lojërave Olimpike Dimërore, Milano-Cortina 2026.

Një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, amfiteatri ikonik u ndërtua nga Romakët në shekullin e 1-rë pas Krishtit dhe ka pritur një gamë të gjerë shfaqjesh, nga operat klasike te ngjarjet sportive. Udhëheqësi Krijues i Ceremonisë së Mbylljes Alfredo Accatino shpjegon se sportistët olimpikë do të jenë në zemër të shfaqjes: “Ceremonia e Mbylljes është një moment ndërgjegjësimi. Sportistët e dinë nëse kanë performuar mirë, nëse kanë fituar apo humbur. Publiku është dashuruar me historitë e sportistëve. Është gjithashtu një moment melankolie sepse kjo aventurë po mbaron por ekziston ndërgjegjësimi se kanë jetuar momente të jashtëzakonshme. Sportistët do të jenë protagonistët e vërtetë të ceremonisë. Rreth tyre është ndërtuar kjo shfaqje plot ngjyra që do të përfundojë me një festë të madhe”.

Ceremonia titullohet “Bukuria në Veprim”, duke festuar kulturën italiane, muzikën artistike dhe rrëfimin e historive. Interpretues të njohur botërisht do të jenë Roberto Bolle, Achille Lauro, Gabry Ponte, Benedetta Porcaroli, si dhe Kori e Orkestra e Fondazione Arena di Verona. Parada e sportistëve, shuarja e flakës olimpike dhe dorëzimi te organizatorët e ardhshëm janë ritualet thelbësore të një Ceremonie Hapjeje Olimpike, dhe në Verona dorëzimi do të bëhet për Lojërat Olimpike Dimërore 2030, që do të zhvillohen në Alpet Franceze.