Kanë dalë përgjigjet e testit antidoping nga ITA (Agjencia Nderkombetare e Testimit) për peshëngritësin shqiptar Kristi Ramadani që, iu nenshtrua testit ne gjak dhe urine ne Kampionatin Evropian te Peshengritjes ne Sofie, Bullgari me date 16 Shkurt 2024. Rezultatet e Kristi Ramadanit kanë dalë negative dhe Federata Shqiptare e Peshengritjes dhe Shqiperia ka nje nenkampion Evrope te ri.
“Njoftim zyrtar i Federates Shqiptare te Peshengritjes
Sot me date 08/03/2024 vjen me ne fund pergjigja e shumepritur e testit antidoping nga ITA (Agjencia Nderkombetare e Testimit), ku Kristi Ramadani iu nenshtrua testit ne gjak dhe urine ne Kampionatin Evropian te Peshengritjes ne Sofie, Bullgari me date 16 Shkurt 2024. Federata Shqiptare e Peshengritjes dhe Shqiperia ka nje nenkampion Evrope te ri, Kristi Ramadanin. Eshte i rendesishem ky njoftim, pasi ka pasur shume aludime, thashetheme, denigrime ne drejtim te ketij sportisti te ri me shume perspektive. Ne kete kuader bejme nje apel, qe te gjithe te jemi te kujdesshem, qofte edhe ndonje sportist i cili ka aluduar per Kristi Ramadanin. Te arrish te jesh nenkampion Evrope, te duhet shume pune, disipline, kembengulje, shpenzime dhe balta mbi keta sportiste eshte e patolerueshme. I urojme shume suksese Kristi Ramadanit dhe jemi te sigurte qe do te jete nje pretendent kryesor ne Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne Nentor 2024 ne Bahren”, shkruhet në njoftimin e Federates Shqiptare te Peshengritjes.
sfidanti.al