Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit kosovar pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Pas katër medaljeve në Tarragona 2018, gjashtë në Oran 2022, në Taranto 2026 u thye rekordi me nëntë medalje.
Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e peshëngritësi Kianoush Rostami (2), dhe të bronztat nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.

