Jean Todt, një nga drejtuesit legjendarë të Formula 1, që shkroi historinë e këtij sporti bashkë me Michael Schumacher, ka folur sot për mediat në lidhje me gjendjen e 7 herë kampionit të botës. “Familja e tij ka vendosur që ta mbajë këtë çështje sekrete, të mos u përgjigjet asnjë pyetje dhe unë e respektoj këtë vendim. Mund të them se e takoj rregullisht, me dashuri si atë ashtu dhe njerëzit pranë tij”, tha Todt. Më tej, Todt, që ishte edhe president i FIA-s, shtoi: “Lidhja jonë shkon përtej asaj që arritëm në pistë, përtej punës së përditshme. Ai është pjesë e familjes time që sot është shumë larg Formula 1”.
sfidanti.al