Fury i rikthehet stërvitjes, por ende nuk ja gjetur një rival

Boksieri britanik Tyson Fury ka ndezur sërish kureshtjen e tifozëve me një video stërvitore të publikuar në Instagram, ku shihet në gjendje të shkëlqyer fizike. Edhe pse 37-vjeçari nuk ka shpallur ende zyrtarisht një rikthim në ring, përkushtimi në palestër ka shtuar zërat për një rikthim të afërt.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë (34 fitore, 2 humbje, 1 barazim) nuk ka dueluar që prej disfatës me vendim unanim ndaj Oleksandr Usyk, më 7 dhjetor 2024. Pas asaj humbjeje, ai vendosi të tërhiqej një muaj më vonë, më 13 janar 2025. Gjatë muajve të fundit, Fury duket se ka kaluar një periudhë pushimi, por tashmë është rikthyer më i freskët dhe fizikisht më i fortë se në përballjen e fundit. Vetë britaniku ka lënë të kuptohet se, nëse rikthehet, synimi i tij i parë do të jetë hakmarrja ndaj Usyk, pasi në dy përballjet e mëparshme ai është shprehur i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve. Për momentin, asnjë rival nuk është konfirmuar për Fury, por forma e tij aktuale dhe dëshira e shfaqur për të sfiduar sërish ukrainasin mbajnë gjallë shpresën e adhuruesve të boksit për një rikthim spektakolar në ring.

sfidanti.al