Një ekip i tërë shkencëtarësh, biologë, fiziologë, biomekanikë, neuroshkencëtarë, stilistë dhe inxhinierë sportivë, janë bashkuar rreth një atleteje të jashtëzakonshme për një mision që sfidon kufijtë e trupit të njeriut. Dhe ajo quhet Faith, një emër që përkon plotësisht me besimin e palëkundur që ka në vetvete:
“Nëse i përsërit vetes se mundesh, atëherë do ta bësh.”
Faith Kipyegon, kampione olimpike dhe rekordmene botërore nga Kenia, do të përpiqet këtë të enjte në mbrëmje të bëhet gruaja e parë në histori që vrapon një milje në më pak se katër minuta, një kufi mitik që meshkujt e kaluan për herë të parë më 6 maj 1954 përmes Roger Bannister, por që te femrat është konsideruar prej kohësh fizikisht i paarritshëm. Për këtë përpjekje titanike, Nike ka ndërtuar një projekt të quajtur Breaking4, frymëzuar nga Breaking2, iniciativa me të cilën Eliud Kipchoge zbriti nën dy orë në maratonë. Kipyegon, që stërvitet me Kipchoge-n, do të kërkojë të ulë me të paktën 7.65 sekonda rekordin e saj aktual prej 4:07.64, çka nënkupton që secila nga katër xhirot e pistës 1.609 metra do të duhet të jetë dy sekonda më e shpejtë se më parë, një përpjekje kolosale.
Skena do të jetë Stade Charléty në Paris, aty ku ajo ka thyer më parë rekordin botëror në 1.500 metra (në vitin 2024) dhe 5.000 metra (në vitin 2023). Do të ketë drita LED udhëzuese, si dhe pajisje të avancuara të dizenjuara enkas: një uniformë speciale, një reçipet sportiv inovativ dhe këpucë ultra-teknologjike të zhvilluara përmes kërkimeve shkencore.
sfidanti.al