Pas anëtarit të McLaren, edhe një pjesëtar I kompanisë furnizuese me goma për skuadrat e F1, Pirelli rezultoi pozitiv në testet për coronavirus të kryera në Melbourne të Australisë. Lajmin e komunikoi vetë Pirelli nëpërmjet një komunikate për shtyp.
‘Anëtari ynë po aplikon të gjitha masat e marra nga autoritetet shëndetësore australiane-lexohet në komunikatën e Pirellit-këto të fundit verifikuan dhe na komunikuan se ai nuk ka pasur kontakte që kërkojnë adoptimin e masave preventive për të tretë. Pirello po monitoroin në mënyrë aktive situatën dhe sipas procedurave dhe protokolleve’
Sipas lajmeve të para që vijnë, anëtari I Pirellit që rezultoi pozitiv me coronavirus nuk ishte italian,por anglez dhe se është mirë duke respektuar rregullin e hyrjes në karantinë. Anëtarët e Pirellit që janë kthyer në Itali po respektojnë periudhën e vetizolimit në shtëpi përpara se të ktheheshin në punë.
Sfidanti.al