F1, Botas paralajmëron Hamilton: Singapori? Shpresoj të mos përsëritet më

Botërori I Formula  nuk ka pushim. Ndalesa e radhës është Cmimi I Madh I Rusisë ku Ferrari shkon me moralin e lartë pas 3 fitoreve të fundit, ndërsa te Mercedes do të kërkohet rikthimi në formën e mëparshme. Gara e Rusisë është e 16 në këtë sezon dhe ajo do të zhvillohet në pistën e Soçit që është ndërtuar rreth kompleksit që priti Lojërat Olimpike Dimërore 2014.

Ajo është e gjatë 5853 dhe ka 12 kthesa në të djathtë e 6 në të majtë. Në 5 edicionet e zhvilluara deri tani, vetëm një prej fituesve nuk është shpalllur kampion botë, Valteri Botas që fitoi në Rusi në 2017. Është pikërisht piloti finlandez ai që mori I pari fjalën në konferencën e zakonshme për shtyp përpara fundjavës së garës duke u shprehur optimist.

‘Më jep shumë besimi se jemi në një garë e cila në të kaluarën ka qenë një pistë e favorshme për mua-tha Botas-por nga ana tjetër është një fundjavë si gjithë të tjerat. Cdo vit gjërat nisin nga e para, por me shumë bindje’.

Botas iu kthye edhe njëherë cështjes së hierarkisë në skuadër dhe urdhrave të saj fundjavën e kaluar kur iu kërkua që të lejonte Hamilton që ta parakalonte.

‘A jam I frustruar? Tani ajo ka kaluar, por të martën diskutuam detajet në fabrikë, edhe pse janë diskutime të brendshme-tha Botas-janë disa rregulla që vlejnë për të dy pilotët; shpresoj që të mos përsëriten më’.

Sfidanti.al