Deni harron Kora Shumaherin dhe kthehet në ring!

Berlinezi mbushi 33 vjeç pikërisht dje, ndërsa prej 3 ditësh është i lumtur sepse është kthyer tek fitorja. Ky është Deni Hajdrih (Denny Heidrich), boksieri gjerman i peshave të mesme që triumfoi në sfidën e fundit ndaj Kambis Rrahmanit, duke qenë edhe një herë pranë titullit kampion në Gjermani. Hajdrihu është i njohur sepse ka pasur një lidhje me Kora Shumaherin, ish-gruan e Ralf Shumaherit (vëllait të Mikael Shumaherit). Ai u lidh Korën gjatë një spektakli të kohëve të fundit, madje bëri edhe pushimet në Greqi me të, por dashuria (nëse mund të quhet e tillë), zgjati vetëm disa javë. Që prej 10 tetorit, Kora lajmëroi zyrtarisht në Instagram se është ndarë nga Deni, sepse “kishim qendrime krejt të ndryshme ndaj jetës”. Thënë më shkoqur, e akuzoi të dashurin se e tradhëtoi.

Sfidanti.al