Covid në familjen e Khabib; I ati ndërron jetë

Trajneri Abdulmanap Nurmagomedov,  babai i sportistit të arteve marciale Khabin Nurmagomedov ndërroi jetë pas komplikacioneve që iu shfaqën si pasojë e coronavirusit me te cilin u diagnostikua në një spital në Moskë.

‘Kam marrë lajme të trishtuara, Abdulmanap Nurmagomedov u largua nga kjo botë-bëri të ditur Ramzan Kadyrov, lideri I republikës ruse të Cecenisë dhe mik i familjes Nurmagomedov në një deklarat për agjencinë e lajmeve TASS.

Khabib Nurmagomedov në 22 qershor bëri të ditur se babai dhe njëkohësisht trajneri i tij ishte në gjendje të rëndë. Sipas tij Abdulmanap Nurmagomedov ishte infektuar nga coronavirusi dhe infeksioni la pasojat e tij. Ai ishte në terapi intensive në një spital të Moskës ku ishte shtruar për pneumoni. Por  sëmundja shkaktoi komplikacione dhe ao vuajti një iktus për të qëndruar 1 javë në koma

Khabib është një nga yjet e UFC ku është shpallur kampion bote në peshat e lehta. Sportisti nga Dagestani ka një rekord me 28 fitore në 28 ndeshja, seria më e gjatë e fitoreve në këtë kampionat.

Sfidanti.al