Një episod absolutisht i çmendur ka tronditur botën e Wrestling. Raja Jackson, djali 25-vjeçar i legjendës së UFC-së Rampage Jackson, ka sulmuar wrestler-in Syko Stu (emri i vërtetë Stewart Smith) me mbi 20 grushta në kokë, duke e lënë pa ndjenja në ring. Nuk bëhet fjalë për dinamikat e zakonshme të një shfaqjeje Wrestling, por është një rast që shkon përtej skenarëve të zakonshme dhe bën pjesë në jetën reale. Episodi ka ndodhur gjatë një ndeshjeje ku ishte i përfshirë Smith. Raja Jackson, i pranishëm aty pranë, hyri në ring dhe e ngriti Smith me një kapje të dyfishtë te këmbët. Pastaj e goditi me grushta të vërtetë në kokë që e lanë Smith pa ndjenja. Të tronditur edhe drejtuesit e KnokX Pro Wrestling Entertainment, federata e Rikishit (ish-fytyrë e WWE). Smith pësoi një arrest kardiak pas agresionit, i lindur nga një përplasje që të dy e kishin pasur në backstage dhe që u ndërpre vetëm falë ndërhyrjes së sportistëve të tjerë. Jackson thuhet të ketë deklaruar se Smith e kishte bërë të zemërohej seriozisht dhe për këtë arsye episodi – që duhej të ishte pjesë e skenarit – u bë real.
Jackson e ka cilësuar incidentin si “një work i përfunduar keq”, ndërsa KnokX Pro Wrestling Entertainment kërkoi menjëherë ndjesë, duke specifikuar se atleti nuk do të bëjë më kurrë pjesë në shfaqjen e saj. Gjendja shëndetësore e Smith është në përmirësim, por historia nuk ka mbaruar. Departamenti i policisë së Los Anxhelosit ka hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërkohë që komuniteti i wrestling është rreshtuar tërësisht në mbështetje të Smith (e ka bërë këtë në mënyrë të vendosur Rusev, superyll i WWE). KnokX Pro rrezikon shumë, pasi është e lidhur me WWE-në si shkolla zyrtare WWE Id. Deri tani WWE nuk ka ndërhyrë zyrtarisht mbi incidentin, por mund të marrë distancë nga KnokX Pro.
Sfidanti.al