Cavaliers kanë mundur edhe Charlotte duke kthyer në një start ëndrrash këtë fillim sezoni të NBA. Ekipi nga Cleveland ka rregjistruar fitoren e 15-të radhazi në po kaq takime të këtij sezoni përballë Hornets duke barazuar kështu një rekord të vendosur më parë nga tri skuadra. Cavs mundën 128-114 ekipin e Hornets në një duel ku spikati Darius Garland me 25 pikë. Ndërsa paraqitje për tu vlerësuar ishte edhe ajo e e Ty Jerome, i cili luajti në vend të Donovan Mitchell, duke rrealizuar 24 pikë në “Rocket Mortgage FieldHouse” të Cleveland. Një sipërmarrje të tillë më parë e kishin bërë Washington Capitols dhe Houston Rockets respketivisht dhe në 1949 dhe 1994. Ndërsa në 2016-ën Golden State Warriors, shkoi edhe më tutje duke vendosur një rekord absolut 24-0.
sfidanti.al