Edicioni i 60 i kupës së botës në Ski do të vijojë të shtunën me garat e raundit të dytë që do të zhvillohen në Levi të Finlandës. Edhe pse në fillim u vu në dyshim, Federata Botërore e Skive, FIS, i dha dritën jeshile Levit për të zhvilluar garën. Arsyeja ishte mungesa e mjaftueshme e borës, për shkak të temperaturave të ngrohta që kanë vijuar përgjatë muajve tetor e nëntor, të cilat nuk kanë lejuar që të pistat e maleve në Levi të kenë borën origjinale të mjaftueshme.
Por organizatorët e garës në Levi kanë përdorur borë të ricikluar nga dimri i kaluar në rreth 70% të masës së saj, duke bërë që pista të jetë gati. Janë përdorur rreth tre grumbuj të mëdhenj bore me një kapacitet të kombinuar prej mbi 60,000 metrash kub të cilët kanë krijuar tashmë kushtet e duhura për të zhvilluar garën. Aty ku Lara Colturi, skiatorja 18-vjeçare që garon për Shqipërinë do të kërkojë të japë më të mirën e saj.
Dhe me rezultatet e saj ajo tregon talent dhe potencial të madh. Edhe pse kjo në Levi nuk është gara e saj e preferuar, sepse pista norvegjeze është shumë teknike, dhe Lara preferon pistat e shpejtësisë. Por ajo tani pas 4 vitesh eksperiencë në Kupën e Botës, tashmë është më e pjekur dhe është në kërkim të medaljeve të reja, pas disa të tilla të marra në botërorin e kaluar.
Lara Colturi do të jetë të shtunën në konkurrim me yje të skijimit botëror. Rekordin e fitoreve në levi të Norvegjisë, në 13 vitet e fundit e mbajnë amerikania Mikaela Shiffrin me 7 të tilla dhe sllovakja Petra Vloha me 6.

