Bach dhe Olimpiket, presidenti mohon kritikat për ngurrim

‘Si një person I përgjegjshëm përpara disa lloj situatash emotive nuk mund të marr një vendim të pamenduar-kjo është ajo që ka deklaruar presidenti I Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach për të përjavshmen gjermane ‘Welt Am Sonntag’ teksa iu kundërpërgjighj kritikave të shumta për ngurrimin e institucionit që ai drejton  për shtyrjen e Lojërave Olimpike për në vitin 2021 për shkak të coronavirusit.

‘Për IOC do të ketë kosto shtesë prej qindra milionë Dollarë, kjo mund të thuhet-shtoi Bach-nuk mund të akuzohemi vërtet për hezitim ose për mungesë konsultimesh e transparence’.

Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në 23 korrik-8 gusht të 2021 dhe Bach shtoi se prioriteti kryesor mbetet shëndeti I sportistëve dhe subjekteve të përfshirë në Lojëra dhe ky koncept do të jetë baza e të gjitha vendimeve të ardhshme’.

Sfidanti.al