Carlos Alcaraz kualifikohet për herë të parë në karrierë mes tetë më të mirëve të turneut Australian Open. Tenisti spanjoll ka mposhtur lehtësisht serbin Miomir Kecmanovic, duke dominuar sfidën që e fitoi me rezultatin 3-0 (6-4, 6-4, 6-0). Në çerekfinale Alcaraz do të përballet me Zverev, që eliminoi Norrie, duke fituar 3-2 një ndeshje shumë të luftuar. Kualifikohet në fazën çerekfinale të Slam-it të parë të vitit edhe Daniil Medvedev, që ka mposhtur me rezultatin 3-1 portugezin Nuno Borges. Rusi do të sfidojë polakun Hubert Hurkacz për një vend në gjysmëfinale. Janë mësuar tashmë emrat e tetë tenistëve më të mirë të Australian Open si dhe janë përcaktuar sfidat çerekfinale:
Australian Open – Çerekfinalet
Djokovic-Fritz
Sinner-Rublev
Alcaraz- Zverev
Medvedev- Hurkacz
sfidanti.al