Alcaraz: Dua Australian Open, është objektivi kryesor i sezonit!

Numrit 1 i mungon vetëm Melbourne për të kompletuar Slam-in e karrierës. Spanjolli zbulon dhe tatuazhin që do të bëjë nëse fiton turneun. Carlos Alcaraz nuk e humb kurrë buzëqeshjen. Numri 1 i botës do të debutojë në “Melbourne Park” të dielën, kundër Adam Walton. Në konferencën për shtyp spanjolli ka folur për turneun australian, objektivat e sezonit dhe ndarjen me Juan Carlos Ferrero. “Juan Carlos dhe unë morëm këtë vendim. Në jetë ka kapituj që nduhen mbyllur dhe mendoj se ky ishte momenti i duhur. Kam besim të plotë te skuadra, stërvitja ka shkuar shbumë mirë. Ndihem shumë mirë dhe mezi pres ta filloj këtë turne.

Besoj se të fitoj trofeun në Australi do të ishte arritja ime më e madhe për këtë vit. Është turneu i parë dhe objektivi im kryesor. Do të jetë mjaft interesante të shoh rezultatet e asaj që kam bërë. Jam i uritur, mezi pres ta fitoj këtë trofe”, – ka thënë Alcaraz. Tenisti spanjoll është shprehur se e ka menduar se çfarë tatuazhi do të bëjë, nëse fiton. “Do të bëj një kangur. Me shumë mundësi do ta bëj në pulpë”, – u shpreh Alvaraz, pa dashur të fshehë asgjë.

sfidanti.al