Anglezi Harry Maguire mund të zbarkojë në kampionatin italian në janar. Mbrojtësi nuk po gjen hapësirë te Manchester United, me vetëm 10 ndeshje sezonale deri tani mes Premier League dhe kupave (ka pasur edhe dëmtime). Lajmet e fundit flasin për një lamtumirë të Maguire nga “Red Devils” që tani në janar, ndërsa kontrata i skadon në fund të sezonit. Milan dhe Roma po kërkojnë një mbrojtës qendre me eksperiencë dhe mund t’u interesojë, por deri tani nuk ka kontakte konkrete.
Situatën po e ndjek edhe Napoli, me Marianuçi në ikje dhe duke përfituar nga raportet e mira me United, ku ka marrë McTominay dhe Hojlund. Më pak i mundshëm për Maguire duket opsioni Inter, që po kërkon mbrojtës të djathtë dhe mund ta vlerësojë afrimin e anglezit vetëm në verë, pas largimeve të Acerbi dhe de Vrij. Maguire i është propozuar edhe Fiorentinës, që e ka në vëmendje merkaton angleze. Historia e Harry Maguire te Manchester United filloi në 2019-ën, me transferimin rekord të 87 milionë eurove nga Leicester. Por shpejt ai përfundoi në qendër të kritikave, me gabime dhe gafa, që u bënë virale në rrjetet sociale. Maguire u bë imazh i disfatave te “Red Devils” dhe memeve të panumërta. Ten Hag i hoqi shiritin e kapitenit, por situata e tij nuk ndryshoi as me Amorim.
sfidanti.al

