Adebayo realizon 83 pikë dhe kalon Kobe Bryant

Qendra e Heat kundër Washington kaloi 81 pikët e Bryant dhe tani pozicionohet pas 100-shes së Wilt Chamberlain. Bam e mbylli me 20/43 në gjuajtje (7/22 për 3 pikë) dhe 36/43 në gjuajtjet e lira. “Është një natë që hyn në historinë e NBA, do ta mbajmë mend të gjithë”. Eric Reid, zëri kryesor televiziv i Miami Heat mund të tregojë shumë histori, pasi e mban këtë rol që në vitin 1991, por emocionet e tij ishin ndryshe, kur Bam Adebayo realizoi dy gjuajtjet e lira që e çuan totalin e pikëve të tij në 83.

Heat fituan 150-129 ndaj Washington Wizards, por lajmi ishte Adebayo. Ai ka regjistruar paraqitjen e dytë më të mirë individuale në një ndeshje në historinë e NBA. Përpara është vetëm Wilt Chamberlain me 100 pikët e tij legjendare të shënuara më 2 mars 1962 gjatë ndeshjes Philadelphia-New York. Bam Adebayo parakaloi 81 pikët e realizuara nga Kobe Bryant në Lakers-Raptors më 22 janar 2006.

sfidanti.al