Zot të falenderojmë përsëri, Panuçi shpallet i lumtur para Izraelit

Çfarë ka ndodhur? Apo më mirë, çfarë do të ndodhë në ndeshjen me Izraelin? Duket se edhe trajneri Panu[i, tamam si ekipi i tij kur zbret në fushë, nuk ka një “lojë” me kolona të qëndrueshme. Në prag të ndeshjes me Izraelin, trajneri i ka dhënë një shkelm të madh akuzave për “komplotistët kuqezi”, duke befasuar me frazën : “ Kjo është java më e lumtur qysh kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë”. Ç’ishte kjo mrekulli që ka ndodhur sa trajneri , mu në prag të ndeshjes në “tokën e shenjtë” ka gjetur atë që nuk e gjejnë shumë kolegë të tij me vite?! Flitet se morali i futbollistëve është i lartë dhe këto ditë kanë punuar si profesionistë të vërtetë, por a mjaftojnë ditët e një jave që të besojmë tek një mrekulli që pritet të ndodhë, ose e pret trajneri…
Një mrekulli në tokën e shenjtë, si atëherë kur fituam me 3 gola , pa arritur të falenderonim as izraelitët për “mikëpritjen” as Zotin që u bë me ne në tokën e tij. Le të shpresojmë sot për mirë sepse trajneri ynë nuk gdhihet pa arsye i lumtur, madje edhe dehet me dozën e profesionalizmit që papritur doli nga “veza”. Ju duket e pabesueshme që ta gjejmë përsëri në gjumë Izralin? Vetëm një gabim mos bëni, ndeshjet e Kombëtares mos i lidhni me njëra- tjetrën sepse u mungon logjika e vazhdimësisë. Kështu, nga një ferë të keqe, si[ ishte ndeshja me Jordaninë, mund të dalë një lepur i madh kur të mbarojmë ndeshjen me Izraelin. Kur luajmë me ta, edhe pse flitet për masa të mëdha sigurie,”terrori” i vërtetë vjen nga rezultati…
Sfidanti.al