Real Madrid, Perez do vetëm Mourinho-n

Një cikël i ri, José Mourinho mund të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit. Siç raportohet nga The Athletic, Special One është në krye të listës së të preferuarve të presidentit Florentino Perez.

Me Mourinhon, udhëheqësi i “Los Blancos” dëshiron të fillojë një kapitull të ri pas një sezoni zhgënjyes, i cili ka të ngjarë të përfundojë pa trofe për të dytin vit radhazi (në La Liga, vetëm siguria matematikore e mban Realin gjallë, 11 pikë pas Barcelonës me pesë ndeshje të mbetura).

Perez, pasi mbështeti zgjedhjen e menaxherit të përgjithshëm José Angel Sanchez për t’u përqendruar te Xabi Alonso për këtë sezon (i cili më pas ia ndërpreu kontratën me marrëveshje të ndërsjellë më 12 janar), thuhet se ka vendosur të zgjedhë personalisht një trajner të ri.

Alvaro Arbeloa, i promovuar nga Castilla, zëvendësoi trajnerin bask, por ai dështoi të menaxhonte bashkëjetesën e kaq shumë kampionëve në dhomën e zhveshjes ose të fitonte mbështetjen e tifozëve.