La Liga zbulon kalendarin për sezonin e ardhshëm

La Liga spanjolle ka publikuar kalendarin për sezonin e ri 2025-26, që do të nisë gjatë fundjavës së 16-17 gushtit dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Kampionët në fuqi të Barcelonës do të nisin sezonin me një ndeshje në transfertë kundër Mallorcës.  Atletico Madrid do të debutojë jashtë fushe, ndaj Espanyolit. Real Madrid, nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso, do ta hapë kampionatin në stadiumin Santiago Bernabeu ndaj Osasunës. Ndër përballjet më të shumëpritura të sezonit, derbi i parë i Madridit mes Realit dhe Atleticos do të zhvillohet në “Ëanda Metropolitano” gjatë fundjavës së 28 shtatorit (java e 7-të). Ndërkohë, “El Clasico” i parë mes Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet në Bernabeu në fundjavën e 26 tetorit (java e 10-të), ndërsa ndeshja e kthimit është caktuar për 10 maj (java e 35-të), dhe mund të jetë vendimtare për titullin kampion.

Programi i javës së parë të La Ligas 2025-26:

Alaves – Levante

Athletic Bilbao – Sevilla

Celta Vigo – Getafe

Girona – Rayo Vallecano

Espanyol – Atletico Madrid

Mallorca – Barcelona

Elche – Real Betis

Real Madrid – Osasuna

Valencia – Real Sociedad

Villarreal – Real Oviedo

sfidanti.al