Burraj mbylli garën e dytë të 100 metrave në Paris 2024 me kohën 10.66! 25-vjeçari eliminohet dhe nuk ia del që të kualifikohet për në gjysmëfinale duke u renditur i parafundit në Baterinë 4. 25-vjeçari la pas vetëm polakun Wdowik (11.53) ndërsa për më tej në këtë bateri u kualifikuan xhamajkani Seville (9.99), japonezi Sani Brown (10.02) dhe tajlandezi Boonson (10.13).
Paraqitja e shqiptarit në Paris 2024 nuk është për tu hedhur tutje pasi mëngjesin e sotëm, në garën e parë eliminatore arriti që të vendoste rekord të ri personal në distancën e 100 metrave. Gjithsesi, atleti shqiptar mund të krenohet me paraqitjen dinjitoze në Lojërat Olimpike të Parisit, veçanërisht nëse marrim parasysh faktin se Burraj është i specializuar në garën e 400 metrave. Aty mban edhe rekordin kombëtar. Teksa garoi në 100 metra në Paris duke qenë se shkoi me ftesë në Olimpiadë.
sfidanti.al