Drejt 1/8-ave të Champions-it, kundërshtarët e mundshëm të Realit, Atleticos dhe Barcelonës

Faza e 1/8-ave të UEFA Champions League po afron dhe skuadrat spanjolle tashmë kanë një panoramë më të qartë për rivalët që mund të përballin në raundin me eliminim direkt. Real Madrid dhe Atlético Madrid siguruan kualifikimin përmes “play off”-it, duke kompletuar treshen spanjolle bashkë me Barcelonën, që ishte kualifikuar direkt në mesin e tetë më të mirave.

Skuadra e drejtuar nga Simeone kaloi Club Brugge, ndërsa Reali i Arbeloas eliminoi Benfica-n. Tani gjithçka do të vendoset nga shorti që do të hidhet në Nyon, Zvicër. Atlético mund të përballet me Liverpool-in ose Tottenham Hotspur, dy kundërshtarë shumë të fortë nga Anglia. Nga ana tjetër, Real Madridi, në mision për të fituar trofeun e 16-të në histori, mund të vihet përballë Manchester City-t të Guardiolës ose Sporting-ut.

Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick pret një sfidë të madhe, pasi do të ndeshet me Paris Saint-Germain ose Newcastle United. Ndeshjet e vajtjes së 1/8-ave do të luhen më 10-11 mars, ndërsa ato të kthimit më 17-18 mars. Finalja e këtij edicioni është planifikuar të zhvillohet më 30 maj në ‘Puskás Aréna’, Budapest. Shorti i raundit të radhës do të mbahet më 27 shkurt, ora 12:00, në Nyon.

Skuadrat e kualifikuara në 1/8 finale:

Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting CP, Manchester City, Newcastle, Bodo/Glimt, Bayer Leverkusen, Atlético Madrid, Atalanta, Galatasaray, PSG dhe Real Madrid.