Askush si Ramadani, mesfushori shqiptar dominon Serie A

“Maratonomaku” Ramadani. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që luan me Leçen në kampionatin italian është lojtari që ka vrapuar më shumë deri në këtë pikë të sezonit në Serie A.

Sipas statistikave të publikuara nga faqja zyrtare e Serie A, Ylber Ramadani ka përshkruar 151.7 km në fushë deri më tani dhe zë vendin e parë në këtë renditje specifike, i ndjekur nga Di Lorenzo i Napolit me 148.4 km.

29-vjeçari shqiptar është një nga “shtyllat” e Leçes në mesin e fushës. Këtë sezon ai ka luajtur si titullar në të 13 ndeshjet e kampionatit italian, duke koleksionuar 1.144 minuta në total.

sfidanti.al