Mikel Arteta ishte i fiksuar pas idesë për të pasur në skuadër Julian Alvarez, por pas “Jo” së marrë nga lojtari dhe Atletico Madrid, trajneri i Arsenal ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Kenan Yildiz. Arteta dëshiron një sulmues të ri për të përforcuar repartin ofensivë dhe sipas “TuttoSport”, tani objektivi i tij kryesor është pikërisht lojtari i “Zonjës së Vjetër”.
Juve është në pozita komode për të negociuar me Arsenal dhe me çdo skuadër tjetër pasi Yildiz është nën kontratë deri në vitin 2030. Pavarësisht se Yildiz është një opsion jo i lehtë, Mikel Arteta nuk ka ndërmend të dorëzohet, por po shtyn Arsenal të gjejë një zgjidhje. Me Juven që e ka bërë të qartë pozicion e sajë në lidhje me turkun, e vetmja gjë që mund të ndryshojë historinë është dëshira e lojtarit, për këtë arsye, Arsenal po përpiqet të kontaktojë me përfaqësues të lojtarit për t’i ofruar një kontratë të parefuzueshme.

