Wanda Nara, agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, ka folur hapur kundër stilit të jetesës së grave të futbollistëve (Wags) që jetojnë nën hijen e partnerëve të tyre. Sipas Wanda Naras, nuk është e drejtë që vendosin t’i përkushtohen vetëm argëtimit gjatë ditës dhe këtë e ka bërë të qartë në intervistën e dhënë për programin argjentinas Olga en vivo: “Pa shoqëruesit e tyre janë asgjë, duhet të bëjnë diçka për veten e tyre. Ka kaq shumë gjëra për t’u marrë parasysh.”Më pas Wanda Nara vazhdon fjalën e saj dhe saktëson: “Duhet të jenë të kënaqura dhe të kenë mundësinë të thonë “Unë po iki”. Dhe nëse qëndrojnë, është mirë, por shumë qëndrojnë sepse nuk kanë asgjë tjetër. Sepse nuk kanë zgjedhje tjeter. Janë mësuar me festën, me eventin, me paratë… Por pa partnerët e tyre janë asgjë. Janë bosh”.
Wanda Nara sulmon gratë e futbollistëve
sfidanti.al