Kjo fjalë është në kuptimin e një femre të shkathët dhe të guximshme që shkel kufijtë. Është një gazetare dhe një vajzë që i ka prishur ndonjëherë punë të shoqit, futbollistit të Ukrainës, Oleksandr Zinçenko. Vlada Zinçenko ka ditur të ngacmojë profesionalisht si gazetare mjaft lojtarë të njohur në botë, ndërsa thuajse shkatërroi ditën e dasmës së tyre me kritikën që i bëri Pep Guardiolës kur Mançester Siti u eleminua nga Championsi, vjet nga Lioni. “Ndoshta im-shoq nuk ka dëshirë që unë ta them dhe do të më qortojë, por duke marrë frymë thellë po e them se është 100 për qind faji i Guardiolës, – tha ai, – si mund të luash me 3 mbrojtës?” Zinçenko u detyrua të kërkonte falje ditën e dasmës, duke e justifikuar se “Vlada është edhe gazetare, por edhe tifoze, dhe ishte shumë e mërzitur nga eleminimi”. Çifti është sot pjesë e Europianit, ndërsa Vlada është edhe shtatzënë, pra pret fëmijën e parë të tyre.
Sfidanti.al