Rusell Crowe tifoz i Lazios

Nata e tretë e Festivalit të Sanremos pati  një nga momentet më elektrizuese me praninë e aktorit fitues të çmimit Oscar, Russell Crowe. Një ditë më pas, aktori ishte i ftuar në Rtl 102.5 për të prezantuar turin e tij italian: “Ishte dashuri me shikim të parë me Romën dhe Italinë. Puglia është kaq e bukur”, këto janë fjalët e tij.

Jo vetëm turneu, i cili do të nisë nga kryeqyteti më 23 qershor, aktori ka rrëfyer edhe se është një tifoz i madh i Lazios: “Unë jam një lacial. Mund të çmendem në stadiumin Olimpik në Romë”, këto janë fjalët e tij për lumturinë e të gjithë fansave bardhekaltër.

sfidanti.al