Ronaldo i thotë jo Georgina-s: Familja më thotë të ndalem

“Familja ime më thotë të ndalem, por unë vazhdoj të bëj gjëra të mira për klubin tim dhe ekipin kombëtar. Ruaj të njëjtin pasion si më parë. E di që nuk do të kem shumë vite të tjera për të luajtur dhe dua t’i shijoj ato që kanë mbetur në maksimum”. Cristiano Ronaldo, miliarderi i parë i futbollit, u nderua nga Portugaliam vendi i tij i lindjes, për karrierën e tij të gjatë me ekipin kombëtar. “Kam qenë me ekipin kombëtar për 22 vjet. Mendoj se kjo flet vetë, pasioni që kam për të veshur fanellën, për të fituar trofe, për të luajtur për vendin tim”, tha CR7.

Ronaldo do të rikthehet në fushë si kapiten i Portugalisë të shtunën  në ndeshjen kundër Irlandës dhe më pas përsëri kundër Hungarisë, në dy ndeshjet që mund të përcaktojnë kualifikimin për Kupën e Botës 2026: “Shpesh e përsëris: nëse do të mundja, do të luaja futboll vetëm për ekipin kombëtar, nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, sepse është kulmi i karrierës së një futbollisti”.

sfidanti.al