Sérgio Conceiçao prezantohet tek Al Ittihad

Sérgio Conceiçao është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i klubit të Ligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad. Trajneri portugez rikthehet në aksion pasi u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar. “Unë jam Sérgio Conceição dhe jam këtu për të ndërtuar lavdinë e Al Ittihad”, tha ish-trajneri i FC Portos në videon e prezantimit të klubit saudit në rrjetet sociale. Kujtojmë që tek skuadra e Al Ittihad luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj. Conceiçao zë vendin e Laurent Blanc, që u shkarkua pak ditë më parë.

sfidanti.al