Aaron Ramsey, ish-mesfushori i Juventusit, ka vendosur të ndërpresë kontratën e tij me Pumas. Përvoja e uellsianit në Meksikë nuk ka shkuar siç pritej: ai ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në gjashtë muajt e fundit, gjysmën e tyre si zëvendësues.
Megjithatë, duket se ka një arsye që nuk lidhet me futbollin pas zgjedhjes së uellsianit: sipas “AS Mexico”, Ramsey kishte munguar në stërvitje për njëfarë kohe sepse po kërkonte qenin e tij të zhdukur, Halo. Prandaj, Pumas ka vendosur t’i ndërpresë kontratën. Disa javë më parë, 34-vjeçari kishte nisur një apel në rrjetet sociale duke ofruar një shpërblim për këdo që mund të ofronte informacione të dobishme për gjetjen e qenit të tij.
sfidanti.al

