Henrik Mkitarian nuk është nga ata futbollistë që mbushin faqet apo ekranet me lajme rozë, veçse edhe ai ka pjesën e tij. Sulmuesi armen i Mançester Junajtidit pati një kthim të bukur në shtëpi pasi u takua me modelen e shkëlqyer ruse, Viktoria Lopireva. Ish-Mis Rusia e vitit 2003 shkoi në Armeni në kuadër të punës së saj si ambasadore e FIFA-s dhe si anëtare e ekipit organizator të Kupës së Botës të vitit 2018 në Rusi.
Padyshim, Henriku dhe Viktoria kanë folur që më parë për t’u takuar, pasi Mkitarian do ta shoqërojë vajzën ruse në Armeni, si zot shtëpie, dhe si lojtar kryesor i kombëtares armene të futbollit. E lindur në Rostov, në breg të Detit të Zi, Viktorija Petrovna Lopirjova (siç shqiptohet në rusisht), është e lidhur tashmë me futbolli për shkak të bukurisë së saj, por besohet edhe për shkak të përgatitjes, pasi ka një diplomë të shkollës së lartë për ekonomi, ndërsa ka punuar si gazetare televizive.
Sfidanti.al