Laveci duke u puthur në Uruguaj, “patronazhisti” futet në ..mes!

Nuk i ndahen Lavecit kundërshtarët edhe a kur është jashtë fushe, edhe kur është duke shijuar lumturinë! Ish-futbollisti i Napolit, këtë herë është bërë nishan nga gjuetarët e gossip , tamam në një moment të gabuar kur “il pocho” ka rigjetur dashurinë me Natalia Borges, një modela e bukur me të cilën po kalon pushimet në Uruguaj.

Si për të ndezur fitilat në të tilla raste, dikush ka zbuluar se tamam në këtë vend ndodhej edhe modelja e njohur Belen Rodriguez, një ish-partnere e futbollistit. Por, Laveci ka dashur t’i përgjigjet “patronazhistit të tij” : Mos më prishini pushimet, sepse jam lumturisht i fejuar..”

Sfidanti.al