Festimet e Barcelonës për titujt e fituar në La Liga dhe Superkupën e Spanjës u shndërruan në një natë të veçantë, ku vëmendja nuk ishte vetëm te suksesi sportiv, por edhe te jeta private e disa prej ‘yjeve’ të skuadrës.
Në qendër të vëmendjes ishte Lamine Yamal, i cili u shfaq për herë të parë publikisht me të dashurën e tij, influenceren nga Sevilla, Inés García. Çifti u paraqit së bashku në një darkë festive në Castelldefels, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre pas javësh spekulimesh në mediat sportive dhe rozë.
sfidanti.al

