Jasir Asni sërish single?

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, thuhet se i ka dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë. Siç raporton Klan Kosova, ylli i futbollit është ndarë nga partnerja e tij nga Tirana, Giota. Ata kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagram dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin. Ndërkaq, në qershor të vitit 2024 ata treguan se si nisi e gjithë historia e tyre e dashurisë. Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.

sfidanti.al