Dani Alves del nga burgu dhe organizon ndeshje futbolli

Dani Alves ka organizuar pak ditë më parë një ndeshje futbolli nëpërmjet një aplikacioni, i cili i kishte lejuar që të bënte dy skuadra të plota. Sipas “Marca” braziliani është parë teksa luante futboll në një fushë sintetike me fanellën e Boca Juniors ndërsa disa prej “shokëve” nuk kanë nguruar që t’i kërkojnë selfie. Dani Alves ka arritur që të fitojë lirinë pasi pagoi një shifër prej 1 milionë euro si garanci për të mos u larguar nga Barcelona. Ai është shpallur faktor pasi ka përdhuruar një femër në dhjetorin e 2022-it në një diskotekë të qytetit të Katalonjës. 41-vjeçari ka fituar “lirinë” me kusht pas plot 15 muajve ku u mbajt në një burg të Barcelonës.

sfidanti.al