CSKA ndeshkoi Realin me…vellain e Blanka Vlasic

CSKA e Moskes mbremjen e se martes shkaktoi surprizen ne Ligen e Kampioneve teksa mundi kampionet ne fuqi te Evropes te Realit te Madridit 1-0 me gol te Nikola Vlasic qe nuk eshte askush tjeter, por vellai i atletes se njohur kroate te kercimit se larti, Blanka Vlasic.

Blanka, 2 here kampione e botes ne kercimin se larti padyshim nuk e fshehu aspak entuzizamin e saj per ate cfare realizoi vellai i saj dhe e shfaqi te gjithe krenarine duke postuar ne rrjetet sociale foton e vellait te saj nga ndeshja me Realin te shoqeruar edhe me nje mesazh plot admirim.

‘Vellai im i vogel shenoi golin e fitores ndaj Realit te Madridit. Jam nje moter shume krenare-shkruante ne mesazhin e saj Blanka Vlasic.

Nuk eshte hera e pare qe atletja kroate shfaq krenarine e saj per te vellane. Me pare ajo e ka bere nje gje te tille ne momentin kur Everton arriti akordin per transferimin e Nikola Vlasic tek skuadra e CSKA te Moskes. Pervec kesaj rezulton se Blanka Vlasic eshte nje admiruese e futbollit ne pergjithesi. Gjate boterorit te Rusise nuk ngurronte te uronte perfaqesuesen kroate, nderkohe qe te njejten gje e beri edhe me Luka Modric kur fitoi Çmimin ‘The Best’.

Sfidanti.al