Neymar vazhdon të impresionojë me blerjet e tij ekscentrike, duke shtuar një perlë të vërtetë në garazhin e tij personal. Ylli brazilian, një fans i Batman, bleu një Batmobile-replikë të automjetit të famshëm të drejtuar nga Christian Bale në trilogjinë legjendare “The Dark Knight”, duke shpenzuar më shumë se një milion euro. Ky automjet ultra-luksoz u ndërtua pikërisht sipas standardeve të Batmobile-it kinematografik dhe përfundimi i projektit zgjati tre vjet të tëra. Neymar e kishte pasuruar koleksionin e tij që nga viti 2023, kur kishte blerë edhe një helikopter-replikë “Batcopter”. Megjithatë, pavarësisht pamjes së shkëlqyer dhe motorit mbresëlënës V8, ky automjet nuk është i ligjshëm për përdorim në rrugët publike. Neymar do të jetë në gjendje të shijojë blerjen e tij të re vetëm brenda rezidencës së tij private në Brazil. “Një projekt fantastik, jam i emocionuar për çdo detaj”, tha ai gjatë prezantimit të automjetit, duke theksuar edhe një herë dobësinë e tij të madhe për heroin Batman. Superylli 32-vjeçar, i cili është rikthyer te Santos, ekipi që e solli në famë, vazhdon të tërheqë vëmendjen si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
sfidanti.al