Boksieri ndan bashkëshorten pas lindjes së djalit

 Bëhet baba por pak orë më vonë kampioni i boksit ndahet nga gruaja. Ryan Garcia nuk ka pritur shumë dhe nuk ka festuar gjatë ardhjen në jetë të djalit të tij pasi vetëm pak orë pas lindjes nëpërmjet një postimi në Instagram ai njoftoi divorcin nga bashkëshortja. Ish-kampioni dhe mbajtësi i gjerdanit WBC në peshat e lehta konfirmon ndarjen nga bukuroshja Andrea Celina vetëm dy orë pasi erdhi në jetë djali i tyre Henry. “Jam i nderuar të njoftoj ardhjen në jetë të djalit tim të parë Henry dhe falënderoj shumë Zotin për këtë dhuratë që e dua shumë”, shkruajti ai fillimisht duke shtuar pak më vonë se bashkë me Andrean vendosi të ndajë rrugët. King Ry është një nga boksierët më të talentuar të gjeneratës aktuale pasi edhe pse në moshën 25-vjeçare ai numëron 24 fitore dhe vetëm 1 humbje ndërsa 20 suksese i ka regjistruar me nokdaun. Ai bashkë me modelen meksikane vendosën kurorë në viti 2021 dhe janë gjithashtu prindër të dy vajzave.

sfidanti.al