Ancelotti ribashkohet me Ronaldo-n në Karnavalet e Brazilit

Një ribashkim i papritur ndodhi gjatë Karnavaleve të Brazilit, ku u panë së bashku dy ikonat e futbollit, trajneri italian Carlo Ancelotti dhe ish-sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo Nazario. Ancelotti u fotografua duke shijuar atmosferën nga një VIP box në Salvador, një nga destinacionet më ikonike të Karnavaleve braziliane, ndërsa rrugët mbusheshin me muzikë dhe ngjyra. Gjatë festimeve, dyshja u takua dhe rikujtoi kohët e tyre në Itali, ku Ronaldo kishte qenë lojtar i tij. Ribashkimi i tyre nuk u kufizua vetëm në futboll: ata janë të njohur edhe për miqësinë jashtë fushës, ku janë fotografuar më parë duke shijuar shisha së bashku. Ky takim tregon se, pavarësisht kohës, Ancelotti dhe Ronaldo e dinë si të shijojnë jetën në maksimum, një kombinim mes pasionit për futbollin dhe kënaqësive të vogla të jetës.

sfidanti.al