Djalli i legjendës së futbollit francez, Zinedine Zidane, ka marrë një vendim që ka ngjallur shumë emocion dhe respekt në botën e sportit. Luca Zidane, 27 vjeç, portier i skuadrës spanjolle Granada, ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Algjerisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në një konferencë për shtyp në Oran, ai u shpreh me emocion për zgjedhjen e tij: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Më bën krenar të përfaqësoj Algjerinë dhe do të jap 100 për qind për të bërë popullin algjerian krenar.”
Luca, i cili më parë kishte luajtur për ekipet e moshave të Francës, ndryshoi nënshtetësinë sportive muajin e kaluar, pasi nuk kishte luajtur kurrë me përfaqësuesen franceze në nivel të rriturish. Kështu, ai do të ndjekë një rrugë të vetën, ndryshe nga ajo e babait të tij, kampion bote me Francën në vitin 1998. “Babai im ka pasur karrierën e tij të jashtëzakonshme. Unë kam timen, po ndërtoj rrugëtimin tim,” – shtoi portieri i Granada-s, i cili është pritur me entuziazëm nga tifozët algjerianë. Luca tha se vendimi i tij është mbështetur plotësisht nga familja:
“E gjithë familja ime është krenare për mua. Gjyshi im është shumë i lumtur që unë jam në Algjeri dhe që mora këtë vendim.” Algjeria do të përballet me Somalinë në ndeshjen vendimtare të kualifikueseve të Botërorit dhe fitorja do ta afronte shumë me një pjesëmarrje historike në turneun e madh. “Objektivi ynë i parë është ndeshja e nesërme me Somalinë. Duhet të fitojmë për të siguruar kualifikimin,” – përfundoi Zidane. Vendimi i tij për të ndjekur gjurmët e origjinës familjare e kthen një faqe të re në historinë e futbollit algjerian dhe një tjetër emër “Zidane” që do të mbajë gjallë magjinë e këtij mbiemri në botën e futbollit.
sfidanti.al