Botërori i vitit 2026 po afron me shpejtësi dhe shumica e kombëtareve tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të turneut. Përveç lojtarëve, edhe trajnerët janë në qendër të vëmendjes, veçanërisht ata që shpërblehen më shumë financiarisht për punën e tyre. Në krye të renditjes qëndron Carlo Ancelotti. Trajneri italian, që drejton përfaqësuesen e Brazilit, përfiton një pagë të majme që e lë shumë pas rivalët e tij. Në “top-5” gjendet edhe Fabio Cannavaro, i cili së fundmi ka nënshkruar një kontratë fitimprurëse me Uzbekistanin. Në listë nuk mungojnë as emra të mëdhenj si Thomas Tuchel me Anglinë, Julian Nagelsmann me Gjermaninë dhe Didier Deschamps me Francën. Ndërkohë, vendin e fundit e mban trajneri kampion bote në fuqi, Lionel Scaloni, që vijon të drejtojë Argjentinën.
Ja renditja e 10 trajnerëve më të paguar në kombëtare:
Carlo Ancelotti (Brazil) – 9.5 milionë euro
Thomas Tuchel (Angli) – 5.9 milionë euro
Julian Nagelsmann (Gjermani) – 4.9 milionë euro
Fabio Cannavaro (Uzbekistan) – 4 milionë euro
Roberto Martinez (Portugali) – 4 milionë euro
Didier Deschamps (Francë) – 3.8 milionë euro
Marcelo Bielsa (Uruguaj) – 3.5 milionë euro
Ronald Koeman (Holandë) – 3 milionë euro
Gustavo Alfaro (Paraguaj) – 2.5 milionë euro
Lionel Scaloni (Argjentinë) – 2.3 milionë euro
sfidanti.al