Tani e vetmja gjë që mungon është konfirmimi zyrtar. Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës pas Kupës së Botës verën e ardhshme, pavarësisht se si do të përfundojë Botërori për “blutë”.
Deschamps do të largohet nga kombëtarja pas 14 vitesh, duke fituar Kupën e Botës në 2018, Ligën e Kombeve në 2021, një finale të Kampionatit Evropian në 2016 dhe një tjetër finale Kupë Bote në 2022.
Deschamps largohet për ti lënë vendin një tjetër legjende të futbollit francez, Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Realit të Madridit ka filluar që tani të mendojë për stafin. Madje për pjesën taktike Zidane e propozoi menjëherë emrin e David Bettonit (bashkëpunëtor i besuar i tij) për të qenë pjesë e stafit të ri teknik të Francës.

