West Ham në ankth, sulmuesi i rekordeve në gjendje të rëndë

Sulmuesi më i mirë në historinë e klubit të West Ham, Mikail Antonio është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. 34-vjeçari është përlasur me Ferrari-n e tij ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende. Në një komunikatë për mediet klubi londinez ka ftuar të gjithë që të luten për Antonion, i cili edhe më parë ka qenë protagonist i një aksidenti të rëndë pasi më 25 dhjetor të 2019 është përplasur me makinën e tij.