Van Dijk nuk pranon rinovimin me Liverpoolin

Virgil van Dijk nuk ka pranuar për herë të dytë mundësinë për të rinovuar kontratën me Liverpoolin. Mbrojtësi holandez do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Edhe pse 33 vjeç, ai mbetet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, jo më kot ka dhe një interes shumë të madh për të nga disa klube të njohura. Por, mesa duket Van Dijk e ka zgjedhur destinacionin e ri dhe është Parisi. Qendërmbrojtësi holandez pëlqehet shumë nga Luis Enrique. Spanjolli iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin sa më parë bisedimet me të. Klubi francez është i gatshëm të ofrojë një kontratë 2-vjeçare me mundësi rinovimi për një vit plus një rrogë të kënaqshme.

sfidanti.al